Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim për kafenetë, hotelet dhe restorantet.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se qytetarët janë të obliguar të ulen vetëm katër persona në një tavolinë për të respektuar masat anti Covid.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19, jeni të OBLIGUAR të uleni vetëm 4 persona në një tavolinë në secilën kafiteri, hotel apo restaurant.