3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hillary Clinton rekomandon filmin “Quo Vadis, Aida”, që flet për gjenocidin serb në Bosnje

“Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse, është rekomanduar për tu parë nga ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton.

Filmi flet për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë.

Personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Hillary Clinton ka rekomanduar filmin që rrëfen gjenocidin në Srebrenicë në prag të shpalljes së çmimeve akademike.

Çmimet Oscars do të mbahen të dielën më 25 prill derisa në Kosovë do të shfaqen më 26 prill duke filluar nga ora 1 pas mesnatës.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img