>Pas takimit që kishte ministri i Ministrisë së Shëndetësisë nga radhët e Vetëvendosjes, Arben Vitia, për çështjen e sigurimit të vaksinave akti-COVID me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, duke se ky i fundit më nuk është në cak të sulmeve politike nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo shihet edhe nga një foto e publikuar nga aktivisti i Vetëvendosjes në lagjen Ilirida të Mitrovicës, Doni Beshiri, i cili ka ka bërë homazhe përkrah Bekim Haxhiut tek varri i dëshmorit Driton Veliu, raporton Veriu.info.
Aktivisti Beshiri nuk ka hezituar ta shpërndaj foton ky përkrah Kamishit ka bërë homazhe.
Ndryshe, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën e komandantit të UÇK-së si Kamishi, ka pasur për një dekadë raporte të acaruara politike me drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje./Veriu.info