2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës merr edhe një vendim të rëndësishëm që lidhet me shtetasit e Shqipërisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e cila u zhvillua sot është marrë vendim për themelimin e Grupit Punues ndërministrorë për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë”, e nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se zbatimi i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë do të mund të punojnë në Kosovë lirshëm dhe pa pengesa burokratike.

Gjithashtu ai theksoi se procedurat e leje-qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen.

Postimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. E kjo bazuar edhe në reciprocitet, meqenëse shtetasit e Kosovës veçse gëzojnë këto të drejta në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img