Një rrahje e madhe ka ndodhur në ndeshjen e futbollit të kategorisë së tretë së Australisë ndërmjet White Eagles dhe North Sunshine, në të cilën tifozët shqiptarë dhe ata serbë janë përleshur.
Dueli midis dy ekipeve përfundoi me rezultatin 3: 3, ishte planifikuar të ishte një spektakël i madh përpara tribunave të plota në Keysborough.
Tifozët shqiptarë kanë brohoritur “Kosova është Shqipëri” dhe janë sulmuar nga ata serbë.
Nga kjo përleshje është plagosur rëndë një tifoz serb, disa të lënduar lehtë dhe dëme të konsiderueshme materiale në makinat në parkingun e klubit, raporton insporti.
Kjo ndeshje është zhvilluar më 16 prill, pra katër ditë më parë.
Me ndërhyrje e policisë australiane është qetësuar situata dhe tashmë pritet një reagim nga Federata e Futbollit të Australisë.