15 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Votë për Vjosa Osmanin apo votë e pavlefshme në kuti për presidentin?! Pacolli zbulon se si ka votuar

Kryetari i AKR-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, dhjetë ditë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e ka pranuar se ka votuar ‘pro’ saj.

“Unë kam votuar për Vjosa Osmanin. Nuk ka qenë vote e pavlefshme. Ka qenë votë kualitative. Ne jemi takuar, siç jemi takuar edhe përpara, por ajo [Vjosa Osmani] nuk me ka thënë ‘Të lutem, ma jep votën’. Unë kam pasur marrëdhënie të mira me Vjosa Osmanin, sepse kur kam qenë Ministër i Jashtëm ajo ka drejtuar Komisionin për Politikë të Jashtme”.

Ai, në Kanal 10, ka thënë se vota për krijimin e institucioneve të reja ka qenë veprim dinjitoz.

“Ka qenë një veprim dinjitoz i atyre që kanë vendosur të mos pengojnë, por të jenë bashkëpunues në krijimin e institucioneve. Natyra ime është ndërtuese. Unë nuk jam shkatërrues dhe asnjëherë në jetën time nuk kam penguar ose shkatërruar diçka. Në fund të fundit kur e kam parë se duhet të ecet përpara unë nuk kam pasur asnjë hezitim që të jem kundër”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img