-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kërkon nga BERZh intensifikimin e projekteve infrastrukturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një takim virtual me drejtoreshën Menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe dhe ekipin e saj.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se Kurti falënderoi Ruhe për mbështetjen e deritanishme që BERZh-i i ka dhënë vendit tonë.

“Ai foli për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, duke theksuar këtu nevojën për rritje të dinamikës në zbatimin e projekteve infrastrukturore siç është ai i rehabilitimit të linjës hekurudhore Han i Elezit – Leshak. Po ashtu, u diskutua edhe mbi idenë e krijimit të një mekanizmi të përhershëm për implementimin e projekteve infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Tutje, në njoftim thuhet se “në takim u diskutua edhe për ndërmarrjet publike dhe tranzicionin e tyre nën ombrellën e një fondi sovran, ashtu që të sigurohet një funksionim më i mirë i tyre”.

“Gjithashtu, u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit privat nga ana e BERZh-it, me vëmendje të veçantë ndaj ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë”.

Ruhe uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor, dhe tha se BERZh-i do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të projekteve zhvillimore, sidomos atyre që çojnë drejt një ekonomie të gjelbër. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img