-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas fjalëve të Shefqet Krasniqit, Aida Derguti publikon foto me armë: Qe qitu n’maxhe pak

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti i është përgjigjur me një fotografi dhe një përshkrim me pak fjalë hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili mbrëmë tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda, shkruan Express.

Dërguti ka publikuar një fotografi gjatë kohës së luftës ku ajo shihet me armë, bashkë me një ushtare tjetër dhe një ushtar.

“Qe qitu n’maxhe pak”, ka shkruar Dërguti.

“Në fe nuk ka diskriminim. Oda o vëlla është për burra, unë sun e nxa vendin e grave as gratë sun e nxajnë vendin e burrave”, ka thënë Krasniqi mbrëmë në RTV Dukagjini. “Kuzhina është për gra”, ka shtuar ai.

Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta, nisur nga ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ndër ata që reaguan qe edhe historiani Jusuf Buxhovi. Ai tha se Prokurori i Shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues dhe sistemi i vlerave në shoqëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img