-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedi në Niger: 20 fëmijë vdesin nga zjarri në shkollë, shumica parashkollorë

Së paku 20 fëmijë të vegjël kanë vdekur pasi mbetën të ngujuar nga një zjarr që shpërtheu në një shkollë të kryeqytetit të Nigerit, Niamey.

Zjarri filloi të përhapej të hënën pasdite, kur fëmijët ishin duke e ndjekur mësimin në klasat e ndërtuara nga kashta, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Flakët e bllokuan portën e shkollës, prandaj fëmijët duhej të iknin duke kaluar mbi një mur, citohet të ketë thënë një zyrtar i sindikatës së mësuesve.

Zyrtarët thanë se shumica e atyre që nuk arritën të iknin nga zjarri ishin duke qëndruar në dhomën për fëmijët e çerdhes.

“Njëzet e një klasë në shtëpiza kashte u kapluan nga zjarri. Rreth 20 nxënës u ngujuan në flakë”, tha komandanti i shërbimit të zjarrfikësve, Sidi Mohamed, për televizionin publik.

Kryeministri i Nigerit, Ouhoumoudou Mahamadou, shkoi në shkollën që u dogj nga zjarri në periferi të kryeqytetit për t’u ofruar ngushëllime familjarëve.

Zyrtari i sindikatës së mësuesve, Mounkaila Halidou, tha se në shkollë ndodheshin rreth 800 nxënës. “Ata që vdiqën ishin kryesisht në edukimin parashkollor”, tha ai.

Sipas listës së Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e shteteve, Nigeri është në mesin e vendeve më të varfra në botë. Kushtet në shkolla e pasqyrojnë mjaft mirë këtë realitet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img