-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kongresi Panshqiptar Amerikan takon zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, kërkojnë ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua sot me pesë zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkesë që organizata i bëri sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat COVID-19 për Kosovën.

Si përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, zëvendësdrejtor, Ilan A. Goodman, zyrtar i Lartë për Zyrën e Kosovës, Wendy Rejan, zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe zyrtar mbështetës për Zyrën e Shqipërisë.

Përveç diskutimit mbi bashkëpunimin e mundshëm për të ndihmuar Kosovën në prokurimin e vaksinave, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të ndryshme me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni, përfshirë dialogun, Gjykatën Speciale, vëllezërit Bytyqi, zgjedhjet e ardhshme dhe reformën në Drejtësi në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore, pasivizimin në Preshevë dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Malin e Zi.

Kostelancik falënderoi KPA-në për angazhimin dhe ofroi bashkëpunim në çështje të ndryshme me të cilat po përballet Ballkani.

KPA është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në promovimin e idealeve të përbashkëta të popullit shqiptar dhe amerikan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img