6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Me pushkë ose referendum”, Serbia shfrytëzon fjalët e drejtorit të VV’së për ta sulmuar Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq ka përmendur në seancën e Këshillit të Sigurimit deklaratën e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicën e Jugut, Fidan Ademi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, raporton Gazeta Express.

Selakoviq ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti vazhdimisht ka përsëritur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe një zyrtar i Vetëvendosjes ka thënë se “me pushkë ose me referendum” bashkimi me Shqipërinë do të bëhet.

“Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në vazhdimësi ka përsëritur që do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kurse një zyrtar i kësaj partie ka thënë se “me pushkë ose me referendum” , tha Selakoviq.

Fidan Ademi, drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet këmbëkryq, ndërsa mbi të ka shkruar se bashkimi  i shqiptarëve do të bëhet me pushkë ose me referendum.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img