-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike shumë shqetësues

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ka shqetësuar bizneset, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke shtuar se duhet të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i tregut në mënyrë që të rritet konkurenca, që siç thotë ai do të ketë edhe oferta me çmime më të mira.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shahini ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shqetësim i madh për qytetarët, bizneset, pasi që energjia është një ndër shtyllat kryesore që merr pjesë në shërbim apo prodhim.

“Mendon se energjia elektrike është një trend në gjihë botën dhe në Kosovë kjo ka rrit shqetësime të mëdha prandaj liberalizimi sa më i shpejtë i tregut për furnzimin të energjisë elektrike do të futë konkurencën. Në konkurencë mund të kemi edhe oferta më të mira edhe çmime më të mira dhe kjo do të jep mundësi jo sipas ligjeve aktuale por duhet të ndryshohen ligjet që secilin qytetar të blenë atje ku e ka më lirë, dhe ligjet aktuale që janë të limituara dhe bizneset se ku mund ta blenë energjinë elektrike.Prandaj paralajmërimi për rritje të çmimit të energjisë elektrike është një shqetësim i madh për qytetarët, për bizneset sepse energjia është një nga shtyllat kryesore që merr pjesë në prodhim apo shërbim”, tha Shahini për EO.

Shahin tutje tha se Qeveria përmes rregullatorit duhet të shikon saktë se për çfarë po kërkohet rritja e çmimit të energjisë, e njëra prej masave kryesore që duhet ta ndërmerr është liberalizimi i tregut, që operatorët ekonomik ta blenë atje nuk është më lirë.

“Qeveria duhet që përmes rregullatorit të shikon saktë se pse kërkohet rritje të energjisë elektrike prej 40%. Duhet të shikohet se cilat janë masat që mund t’i merr që mos të rritet, masat që duhet t’i merr janë liberalizimi i tregut që operatorët ekonomik të kenë të drejtë secili të blenë energjinë atë ku e gjenë më lirë dhe jo t’i jepet dikujt monopol dhe t’i merr pengë licencat dhe të ju ofron qytetarëve të vetë energji sipas atij që e ka përfitimin, por duhet të jepet mundësia që të liberalizohet tregu, të liberalizohen ligjet dhe qytetarët të blejnë energji atje ku e gjejnë më lirë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img