-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Klinaku: UÇK-ja nuk mbrohet me fjalë goje nga askush, madje as nga presidentja

Debatit për UÇK-në i është bashkuar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së Faton Klinaku.

Klinkau i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit u arsyetua për faktin se pse dje në postimin e saj për Betejën e Koshares nuk e përmendi UÇK-në.

Ai ka thënë se UÇK dhe pjesëtarët e saj nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush, e madje as nga presidentja.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush e as nga Presidentja, por me vepra konkrete siç është ligji dhe zbatimi i tij me anë të akteve nënligjore. UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët”, ka thënë ai.

Tutje, Klinaku i ka reaguar edhe kryeministrit Kurti.

Sipas tij, kryeministri në vend se të bashkëpunojë me Shqipërinë në të gjitha aspektet, ai po përzihet në punët e brendshme të saj.

“Në vend se të bashkëpunohet me Shqipërinë në të gjitha aspektet, e edhe në çështjen e pandemisë siç është vaksinimi, Kryeministri ynë përzihet në punët e brendshme të saj, duke bërë fushatë elektorale për t’i zgjedhur njerëzit e tij atje, me qëllim që t’i përdor kundër pushtetit të zgjedhur”, ka shkruar Klinaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img