-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Uk Lushi i Batalionit Atlantiku: Z. Kurti, ne nuk ishim pa emër, mos hezito ta përmendësh e nderosh UÇK’në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’ ka shkruar për Betejën e Koshares, e cila ka rastisur të jetë në të njëjtën ditë kur Kosova shënon edhe Ditën e Kushtetutës.

Megjithatë Kurti në këtë postim nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”.

jo ka nxitur reagime të shumta. Pa reaguar s’ka qëndruar as aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtrai i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

Lushi i ka thënë kryeministrit Kurti se nuk duhet hezituar për t’a përmendur e nderuar emrin e krenarisë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivisti shqiptar në SHBA tutje ka thënë se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK.

“z. Kryeministër Albin Kurti, “burrat dhe gratë e guximshme” s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK. Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”, ka shkruar Lushi në kundërpërgjigjen e tij për kryeministrin Kurti.

Lushi është ekonomist dhe autor shqiptar që vepron në ShBA. I diplomuar në Columbia University të Nju Jorkut, ai ka botuar librin “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img