-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Eksluzive: Indeksonline siguron ditarin e Astrit Deharit në burg

Aktivisti i   Lëvizjes Vetëvendosje, i ndjeri Astrit Dehari ka mbajtur ditar gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim në Prizren, ndërsa në të ka detaje shumë interesante për secilën vizitë që i kanë bërë familjarët e tij, gjithmonë të shoqëruar nga aktivistët e Vetëvendosjes.
Indeksonline e ka siguruar ditarin e Astrit Deharit, që ka dhjetëra letra të shkruara nga ai, e ku rrëfehen detaje të komunikimit të tij me familjarët dhe aktivistët e Vetëvendosjes.
Indeksonline do të publikoj sot një pjesë të një letre të shkruar së fundmi nga Dehari, ku tregon se si aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e lejonin asnjëherë të qëndroj vetëm me prindërit e tij, apo me motrën e bashkëshorten, pa qenë edhe dikush prej tyre prezent.
Në këtë pjesë të letrës, ai ka shkruar edhe se sekretari i VV-se, Dardan Molliqaj i ka thënë të mos mërzitet për faktet rreth akuzave që e rëndonin për sulmin ndaj Kuvendit, pasi e kishte siguruar se me këtë pjesë do të merrej Lëvizja Vetëvendosje.
Ai e ka përmendur në këtë letër edhe një person me emrin Muharrem, por i cili nuk dihet kush është.
“Më ra shumë pak të flas me nënën, babin e Artën. Më treguan se e kanë takuar Muharremin e madje ai as që ka ditur se jam në burg. Më thanë të mos mërzitem fare. Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret “Lëvizja”, thuhet ndër të tjera në faqen e ditarit të Astrit Deharit, i cili ka mbi 60 faqe të shkruara.
Indeksonline do të publikoj gjatë ditëve në vijim të gjitha pjesët e ditarit të të ndjerit Astrit Dehari, që mund të shërbejnë për nxjerrjen e të vërtetës së shkruar nga veta ai, për kohën sa ka qëndruar në paraburgim dhe marrëdhëniet e tij me Vetëvendosjen pas arrestimit të tij./Indeksonline

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img