-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Masat e reja anti-Covid, qytetarët “shpërthejnë” në protesta

Pronarët e restoranteve italiane të pakënaqur me masat epidemiologjike të qeverisë, për shkak të të cilave nuk kanë punuar për javë të tëra, u përleshën me policinë gjatë një proteste sot në Romë.

AP raporton shkrimin e agjencisë La Prese se një oficer policie u plagos në përleshjet e sotme ku morën pjesë qindra demonstrues që po kërkonin nga qeveria t’i lejojë ata të punojnë përsëri.

Forcat e sigurisë ndërhynë pasi protestuesit u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë dhe se anëtarët e grupeve ekstreme të krahut të djathtë ishin midis atyre që morën pjesë në trazira.

Duke shprehur solidaritet me policin e lënduar, nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, Carlo Sibilia, tha në një deklaratë me shkrim se asnjë dhunë nuk do të tolerohet, sipas AP.

Restorantet, baret dhe kafenetë në Itali janë të mbyllura të paktën deri në fund të prillit dhe ato lejohen vetëm përmes shitjes në banak ose shërbimit të dorëzimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img