-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qazim Rrahmani jep dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Financave

Zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmani ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes së tij është se Partia e Ashkalinve për Integrim ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministri Kurti , lirimin nga detyra e zv. Ministërit të MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së. Ju falënderoj për mirëkuptim”, ka shkruar ai.

Rrahmani ishte emëruar në këtë pozitë pak ditë më parë nga kryeministri Albin Kurti. Rrahmani në tetorin e vitit 2018 është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte vërtetuar se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.

Prokuroria pretendonte se Rrahmani, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

Për këtë vepër ai ishte dënuar gjashtë muaj burgim, mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro, për të cilin vendim ai nuk kishte bërë fare ankesë.

Ai po ashtu ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro, ngase më parë ia kishte kthyer kësaj ministrie shumën prej 7.504.51euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img