2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

E zbulon bashkëpunëtori i afërt: Ja kur u intervistua nga Specialja Hashim Thaçi

Bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se ai ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës në fillim të vitit 2020.

Ai në Rubikon ka deklaruar se Thaçi e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit pas ftesës që kishte pranuar nga Specialja.

“Presidenti Thaçi ka mundur të mos japë dorëheqje, nuk ka asnjë bazë ligjore që ia imponon një zyrtari të shtetit këtë, pas ngritjes së një aktakuze. Ai e ka konsideruar si të vonuar dorëheqjen e tij, duke e llogaritur se duhej të jepte dorëheqje në momentin kur kishte marrë ftesën e parë nga kjo Gjykatë për t’u intervistuar. Ai e ka vendosur interesin shtetëror para duke dhënë dorëheqje, kjo në formë për të mos i dëmtuar institucionet e Kosovës”.

“Thaçi në fillim të vitit 2020 kishte marrë ftesë nga Haga për t’u intervistuar, ai ka dhënë intervistë atëherë dhe kjo është bërë e ditur në dokumentet zyrtare që janë të publikuara”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img