Katër njerëz, duke përfshirë një fëmijë, u vranë nga të shtënat me armë në një kompleks zyre në Orange, Kaliforni, të mërkurën në mbrëmje, tha një zyrtar i policisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një person i pestë u transportua në një spital lokal në gjendje kritike me një plagë me armë zjarri, tha togerja Jennifer Amat.
“… oficerët arritën pas një telefonate për të shtëna 202 W. Lincoln”, ka thënë Amat gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se oficerët hasën të shtëna me armë në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, një i dyshuar u transportua në spital. I dyshuari pësoi një plagë me armë zjarri dhe është gjendje kritike, tha ajo.
Departamenti i Policisë nuk ka dhënë ndonjë informacion tjetër në lidhje me të dyshuarin ose në lidhje me viktimat.