Këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“A e din dashni” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Miti Geci, ndërsa edhe për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur po i njëjti.
Producent ekzekutiv i këtij projekti ndërkohë është Shaban Rexhepi.
Videoja i është besuar ‘Vizion Media’ dhe gjendet e plotë edhe në kanalin zyrtar të tyre në YouTube.
Engji vjen me një paraqitje elegante dhe tejet atraktive në videoklipin e ri, gjersa kësaj radhe ka ndryshuar paksa zhanrin.
Salihu ka filluar prej vitesh karrierën muzikore me të ëmën, artisten e mirënjohur Shyhrete Behlulin.