13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti: Astriti është shantazhuar me 10 vite burg, i është kërkuar të bashkëpunojë me pushtetin kundër VV-së

Kryetari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se tashmë të ndjerit Astirt Deharit, aktivist i LVV-së – që vdiq në rrethana misterioze në Burgun e Prizrenit – i kanë kërkuar që të bashkëpunojë me Policinë kundër Vetëvendosjes.
Sipas Ahmetit, ata e shantazhonin Deharin duke i thënë që do t’ia japin deri në 10 vjet burg.
“Astritit i kanë shkuar edhe i kanë thanë fillo të bashkëpunosh me pushtetin, se këto aktakuza po vijnë për shkak të Vetëvendosjes. Çfarë pushteti është ky?”, ka pyetur Ahmeti. “Mirëpo, unë kam pyetur babin e Astrit dhe ai më ka treguar se Astrit u ka thënë ‘edhe 20 vjet mund të m’i jepni’, duke treguar se nuk do të pranojë bashkëpunim”.
Sipas tij, mos të ishte në burg, sot Astriti do të ishte gjallë!
“Kjo është për mua neglizhencë, vrasje politike. Sot Astriti nuk është me ne për shkak të vrasjes politike”, ka shtuar ai. “Vdekja e Astritit është përgjegjësi e shtetit. Nuk besoj që mund të flemë rehat në një shoqëri ku mund të arrestohesh pa pik faji dhe të vdesësh në mënyrë të tmerrshme”.
Ahmeti i nevrikosur ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta larguar këtë Qeveri. /Klan Kosova/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img