Ky është anëtari i AAK-së që Daut Haradinaj ia liroi detyrën e deputetit

74
Advertisement

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati të cilin e fitoi nga votat e qytetarëve, në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Veriu.info.

Advertisement

Haradinaj thotë se po heq dorë për t’ia liruar vendin Dr. Shemsedin Dreshajt, dhe të angazhohet nëpër komuna për zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahet në vjeshtë.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!

Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.

Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit.

Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.
Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë.
Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese.
I juaji,
Daut Haradinaj

PostAdssFotoja e reklamës