5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim për kryetarin e Kllokotit – dyshohet për veprën penale ‘cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër Bozhidar Dejanoviqit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Sipas një njoftimi, gjyqtarja e procedurës paraprake Bozhidar Dejanoviqit, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Bozhidar Dejanoviq në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, duke ndikuar në vullnetin e tyre që të votojnë në mënyrë të caktuar, për një subjekt të caktuar politik dhe për kandidatë të caktuar”.

“Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img