Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara bejnë lansimin zyrtar të koalicionit K10 për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, koalicion ky i iniciuar për herë të parë në Kosovë në fushën e shëndetit riprodhues.
Kjo ngjarje, lanson zyrtarisht Koalicionin K10 i cili ka për synim të bëjë monitorimin dhe përmirësimin e politikave, infrastrukturës ligjore dhe vetëdijesimin mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale riprodhues në Kosovë përmes punës së rregullt avokuese, të bazuar mbi evidencë dhe duke mobilizuar shoqëritë civile në një Koalicion. Koalicioni do të shërbejë si një trup avokues i pavarur dhe monitorues mbi politikat dhe ligjet e implementuara për shëndetin dhe të drejtat riprodhuese.
Shëndeti i mirë seksual dhe riprodhues nënkupton mirëqenien e plotë fizike, mendore dhe sociale në të gjitha aspektet që lidhen me sistemin riprodhues. Kjo nënkupton që individët kanë jetë seksuale të shëndetshme, aftësinë e riprodhimit, dhe lirinë e vendosjes, nëse duan, mbi kohën, mënyrën dhe shpeshtësinë që duan të bëjnë këtë.
Për shëndet të mirë seksual dhe riprodhues, individët duhet të kenë qasje në informata të sakta dhe në metoda efektive, të volitshme dhe të pranueshme të kontracepsionit. Në këtë drejtim, informimi dhe fuqizimi i tyre për mbrojtjen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme është shumë i rëndësishëm. Gratë dhe vajzat duhet të kenë qasje në shërbime që u mundësojnë atyre të kenë një shtatzani dhe lindje të sigurtë dhe foshnja të shëndetshme.
K10 synon të avokoj për ngritjen e fokusit qeveritar drejt shëndetit riprodhues, përfshirë këtu avokimin për ofrimin e shërbimeve për shëndetin riprodhues në kuadër të pakos bazike së shërbimeve shëndetësore dhe ndarjen e linjës buxhetore për kontraceptivët modern.
Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe si dhe financohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).