Artistja shqiptare, Artë, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Lem” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja, kurse për muzikën është përkujdesur The Almighty kid.
Miksimin dhe masterizimin e këngës ndërkohë e ka bërë Ziman.
Videoja i është besuar produksionit ‘Qy Production’ dhe Artë vjen me një paraqitje atraktive në klip.
Projekti tashmë gjendet i lansuar në platformën YouTube, gjersa besohet se do ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.