2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haziri për Vjosa Osmanin: Besoj se ka ardhur koha mu kthy në LDK

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur sot edhe për largimin e Vjosa Osmani nga kjo parti. Ai tha se beson që ka ardhur koha që Osmani të kthehet në LDK dhe ta jap kontributin e saj.

Haziri në konferencën ku zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së tha se në fakt Osmanin asnjëherë nuk e ka parë jashtë kësaj partie.

“…Kurrë se kom pa jashtë LDK-së, ka qenë vullnet i saj. Nuk ka mundur askush me preventu politikisht. LDK rënien nuk e ka në dekadë, ka ndodh prej 6 tetorit deri më 14 shkurt… krejt kjo periudhë është…  duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka ndodh gabimi… Humbje besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj se ka ardhur koha mu pajtu dhe mu khty në LDK për ta dhënë kontributin e vet”, tha Haziri.

Ai ka folur edhe lidhur me përkrahjen publike të kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për kandidatin tjetër për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Është pjesë e mendimit të tij. Po ajo që thuhet në LDK është se me kë bëhet Xhafa ai humb”, u shpreh Haziri, raporton Telegrafi.

Ai tha se nuk e pranon tifozllëkun, pasi sipas tij, kjo nuk është garë sportive.

“Nuk e pranoj tifozllëkun sepse nuk jemi garë sportive. Aktivitet normal i brendshëm, njihemi mes vete dhe lirshëm mund të votohet”, tha ai.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img