Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit shënuan rënien e shumë bastioneve të mëhershme të partive politike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Advertisement
Podujeva, njëra nga komunat ku tradicionalisht ka fituar LDK, u thye nga Lëvizja Vetëvendosje fillimisht në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit të kaluar e me pas edhe më 14 shkurt ku partia e Kurtit fitoi 60% të votave përkundrejt 23% të Lidhjes Demokratike.
Ajo që bie në sy në listën e rezultateve të publikuara nga KQZ figuron një kandidate e LDK-së që në këtë komunë ka marrë vetëm 2 vota.
Drenusha Zeka me numër 96 në listën e LDK-së mori vetëm 2 vota në komunën e Podujevës./VERIU.INFO/
PostAdss