1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Muharremaj paralajmëron qytetarët: Do të jetë vit i vështirë për Suharekën

Kryetari i Suharekës, Bli Muharremaj, ka thënë se të hyrat vetanake kanë shënuar rënie, shkaku i pandemisë.

Sipas tij, viti 2021 do të jetë i vështirë për Komunën e Suharekës.

“Edhe gastronomia është duke punuar mirëpo ka rënie të hyrave vetanake dhe nuk do të jetë ky vit i lehtë për komunën tonë”, u shpreh Muharremaj për EO.

Ai shtoi se buxheti ka kaluar dhe janë duke u përgatitur për 40% të tenderëve që do të startojë në prill të këtij viti.

“Buxheti ka kaluar më 24 shtator dhe ne jemi duke u përgatitur për me shpall 40% të tenderëve dhe besoj që ka fillimi i prillit do të startojmë me punë. I kemi 42 fshatra në planifikim të buxhetit. Kemi plane për infrastrukturë, salla sportive, parqe edhe çerdhe për fëmijë”, deklaroi i pari i Suharekës.

Muharremaj apeloi te qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti-COVID, raporton EO.

“Numri i rasteve aktive në komunën e Suharekës është 370 dhe ky numër kohen e fundit nuk është duke rënë. Prej tyre i kemi pasur 57 vdekje. Unë e kam një apel për qytetarët se virusi është kah rritet çdo ditë”, ka thënë Muharremaj.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img