0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Valon Syla: Kurti qëndroi në Gjirokastrën e Enver Hoxhës, nuk erdhi t’i nderojë Jasharajt

Gazetari kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Valon Syla, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi ky i fundit po qëndron për vizitë disa ditore në Shqipëri.

Syla thotë se një vizitë të tillë Kurti po e realizon në Shqipëri pasi mori rreth 50 % të votave të kosovarëve. Sipas tij, kjo flet mjaftë shumë për prioritetet e Kurtit.

“Albin Kurti i mori mbi 49.9% të kosovarëve për ta filluar punën në Shqipëri për veti. Le ta dinë votuesit, kah i ka prioritetet. Pra në Gjirokastër, te vendlindja e Enver Hoxhës”, ka shkruar Syla, raporton Express.

Syla thotë se Kurti mungoi sot edhe në Drenicë për të nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe Epopenë e UÇK’së.

“Bisedimet që e zgjidhin problemin me Serbinë në vend të 4 si prioritet. Ndërsa, mungoi në Drenicë, në respektim të Jasharajve dhe Epopesë së UÇK’së, pra simbolit të rezistencës së Luftës Çlitimtare. Gjithçka e qartë. Bravo.

#albanologji #demagogji”, ka shkruar Syla.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img