2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi emocional i shokut të Adem Jasharit: I telefonova, por me vonesë

Ramadan Kaqkini, shoku i klasës së heroit Adem Jashari ka treguar se si ka tentuar që të komunikojë me familjen Jashari në kohën kur ata ishin rrethuar nga forcat serbe.

Kaqkini në emisionin “Frontal” në T7 thotë se ai ka telefonuar me vonesë, pasi nuk e ka hapë askush telefonin,

“Unë kom telefonu me vonesë, ka mujt me kon ora rreth 8, në atë kohë nuk e ka hap telefonin askush. Por s’kemi mujt me marrë askënd. Ne nuk kemi pasur mundësi me lëvizë, për t’i dalë në ndihmë”, thotë Kaqkini.

Ai thotë se kanë telefonuar tek një familje tjetër për të kuptuar çfarë po ndodh me familjen Jashari, por ata i kanë thënë se nuk kanë guxim të dalin jashtë, pasi janë dëgjuar krisma të shumta dhe ka pasur shumë tym.

“Thanë se prej këtuhit nuk po guxojmë medal se ka qaq gjuajtje me topa, s’po guxojmë as me dalë me kqyrë, gjendja është shumë e keqe”, tha Kaqkina.

Ai tregoi se me 7 mars ka kuptuar se Adem Jashari dhe familja e tij ka rënë heroikisht, ndërsa thotë se është trishtuar kur ka shkuar t’i shoh viktimat.

“Jam trishtuar, ka pasë kufoma të dëmtuara, por kryesorët nuk kanë qenë të dëmtuar, Ademi ka qenë i plagosur me dy plumba, një posht dhe një lartë. Mirëpo ka pas edhe shumë kufoma të dëmtuara”, thotë Kaqkina, derisa thotë se në momentin kur flet për këto ngjarje, i kujtohet e gjitha si një film.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img