Sonte pritet të mbyllet procesi i numërimit të votave ndërsa nesër pritet të dalin rezultatet përfundimtare.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga jashtë Kosovës.
“Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, tha Elezi.