6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Në takim më Lajçakun, Kosnett: Qëllimi ynë marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sonte një takim me Përfaqësuesin e  Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ambasadori Kosnett, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në takimin e sontëm ka riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

“Në takimin e sotëm me Emisarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara rreth dialogut të kryesuar nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim të thellë Euro-Atlantik, ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kosnett, përcjell Telegrafi.

Lajçak sonte ka zhvilluar një takim edhe më liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

Lajçak pritet të qëndrojë në Kosovë nga 1 deri më 3 mars.

Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak të martën paradite do të takohet me U.D. Presidenten Vjosa Osmani dhe gjithashtu pritet të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e politikë, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. /Telegrafi/

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img