9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çka regjistruan kamerat e sigurisë në burg, te dhoma e Astrit Deharit?

Askush nuk është parë duke hyrë apo dal nga dhoma e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në kohën kur dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë.

Mirret vesh se njësitet hetimore përkatëse kanë bërë verifikimin e të gjitha kamerave e sigurisë në Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në pjesën ku gjendej dhoma e Deharit,
“Është bërë verifikimi i lëvizjeve përmes kamerave të sigurisë në periudhën e pauzës nga njësitet përkatëse hetimore, ku nuk është vërejtur asnjë lëvizje drejt dhomës së Deharit”, ka thënë ky burim për “Indeksonline”.

Të njëjtat burime kanë pohuar se njësitet hetimore tashmë kanë nisur të bëjnë ekspertizën e kamerave, për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë manipulim të tyre.

LEXO:  Remi akuzon shtetin për vdekjen e Astrit Deharit

“Ka mbetur të bëhet ekspertiza e kamerave që të hiqen dyshimet për manipulimin e sistemit të kamerave të sigurisë”, është shprehur ky burim .
Po ashtu mësohet se përveç gërvishtjeve në qafë dhe duar, Dehari ka pasur edhe shqyerje të indeve të rrugëve të frymëmarrjes.
I ndjeri, Astrit Dehari ka ndërruar po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img