-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet vizita e Hahn në Kosovë, kjo është arsyeja

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka konfirmuar se Komisoneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn të premten do ta vizitojë Kosovën.

Lajmi.net dje ka raportuar se Hahn do vizitojë Kosovën gjatë ditës së premte. Në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian thuhet se arsyeja kryesore e vizitës së tij është lanësimi i Agjendës Evropiane për Reforma (ERA), i cili është një dokument i hartuar nga Qeveria e Kosovës me qëllim të përshpejtimit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Po, është e vërtet se Komisionieri Hahn do të vizitojë Kosovën të premten. Arsyeja kryesore e vizitës së tij, është lansimi i Agjendës Evropiane për Reforma, e cila është një nga mjetet për implementimin e MSA-së. Po ashtu, këtë vit Hahn vjen në Kosovë pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së, për lajmi.net.
Gjatë vizitës së tij bëhet e ditur se Hahn do takojë edhe zyrtarë institucional të Kosovës. Hahn pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën, të mërkurën ka thënë se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë.
Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img