Ilir Meta, kryetari i partisë së LSI-së dhe njëherësh kreu i Kuvendit ka folur nga ambasada amerikane në Tiranë, ku ishte i ftuar nga ambasadori Donald Lu për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë.
“Besoj se nga kjo fushatë duhet të mësojnë të gjithë. Të mësojnë dhe ata që merren me sondazhe. Kjo është Amerika. Duhet të respektojmë vullnetin për të përforcuar marrëdhëniet me SHBA. Duhet të shkuar përtej sondazheve, sondazhet nuk janë të rëndësishme.”, tha Meta.
Ai deklaruar se për të nuk ka qenë e rëndësishme se kush do t’i fitonte zgjedhjet, pasi presidentët e Amerikës e kanë mbështetur Shqipërinë, pavarësisht se kush ka qenë në krye të SHBA-së.
“Nuk ka qenë e rëndësishme se kush do të fitonte, kemi pas marrëdhëniet të shkëlqyere me presidentët kur kamë qenë kryeministër.
Meta foli edhe për deklaratat e Ramës për Trump, duke shtuar se presidenti i Amerikës ka gjëra më të rëndësishme për të bërë si dhe tha se Trump do të jetë më i moderuar në krye të Shtëpisë së Bardhë.