-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sot në Pejë flitet për parandalimin e radikalizmit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot në Pejë do ta mbajë konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që mbahet në kuadër të projektit të bashkuar kundër terrorizimit.
Ky projekt implementohet nga QKSS me mbështetjen e qeverisë amerikane. Konferenca ka për qëllim të që ngrit diskutim rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave më të mira drejt parandalimit dhe luftimit të tij. Këto tema ngërthejnë një spektër të gjerë të grupeve siç janë: roli i grave, nxënësve, gazetarëve dhe komuniteteve fetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në panel do të jenë të pranishëm Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i QKSS në cilësinë e moderatorit, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, Nue Nikolla, komandant i Stacionit Policor në Pejë, si dhe Musli Arifaj, kryetar i Bashkësisë Islame në Pejë.
Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të QKSS-së, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, i cili do të implementohet në 11 komuna të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img