Këta janë dy të rinjtë që dyshohet se u vranë nga babai i tyre sonte në Viti (EMRAT/FOTO)

238
Advertisement

Një familje mërgimtarësh që ka ardhur për pushim nga Zvicra u shua sonte në Pozharan të Vitisë, pasi që dyshohet se kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten e tij, dy djemtë dhe më pas veten e tij.

Advertisement

Një mërgimtar dyshohet se ka privuar nga jeta gruan dhe djemtë e tij, e më pas vrau veten është Fetah Zuka.

Ai dyshohet se vrau gruan e tij, Makfire Zukan dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

PostAdssFotoja e reklamës