-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Historia e piktorit pa diplomë, talenti për artin i Nazmi Hetës

Çdo ditë, për 17 vjet, Nazmi Heta nga Drenasi, bën të njëjtën rrugë, deri në punën e tij të përditshme, që është një kompani gurthyesish.

Kur mbaron punën në gurthyes, Nazmiu niset drejt shtëpisë por nuk shkon atje. Ai hyn në vendin e preferuar, që është atelieja ku shpreh botën e tij të brendshme, të cilën e hedh në piktura që shfaqen plotë jetë.

“Punën e fillojmë në orën 7:00 deri në orën 16:00. Natyra e punës është pak më ndryshe sesa në kompanitë e tjera. Ky është një gurëthyes, kurse arti është një e veçantë andej, e ka atë anën pozitive andej, kurse puna është veprimtari e përditshme. Sa për ta mbajtur familjen është mirë. Paga është e kënaqshme, janë të mira, kështu që nuk do ta mendoja ndërrim me ndonjë punë tjetër”, tha ai.

Pas punës, Nazmiu shkon në vendin e preferuar, që është atelieja ku ai shpreh botën e tij të brendshme, të cilën e hedh në piktura që shfaqin plotë jetë. Pikturimi i peizazheve është sh’lodhja e vërtetë për të.

Sot, Nazmiu ka vendosur të pikturojë me një stil të veçantë, duke përdorur disa spango të shkurtra të cilat i lyen në ngjyra të ndryshme. Për pikturën e menduar, edhe pëlhurës, ia ndryshon ngjyrën.


“Tani pllakën po e bëj me ngjyrë të zezë në mënyrë që ngjyrën tjetër po e bëj më shumë me të kuqe, pasi mendoj të nxjerr në pah ato lulet. Sepse ne na pëlqen kontrasti kuq e zi dhe të gjithë shqiptarët e dinë se çfarë simbolizojnë ato dy ngjyra. Me këtë mbarova. Tani e marrim ngjyrën e kuqe, dhe e provojmë një lule. Tri zhanre ose katër, kam me punime abstrakte, peizazhe, e kështu që më tepër më pëlqen peizazhi. Duhet pasur kujdes sa herë që merr litarin, që merr, t’ia përshtatësh gjatësisë së fletës, ose lules. Kështu pra…. Mirëpo cdo herë duhet llogaritur se si vjen punimi në fund, pra duhet qenë pak i përgatitur edhe atë anën tjetër, për ta realizuar në atë formën më të mirë”, tha ai.

Nazmiu më tej u shpreh se pikturën e ka dashur gjithmonë por ideja që të merret më pikturë i ka lindur bukur vonë, raporton Euronews.

“Nuk e kisha idenë edhe pse nga arti s’kam mbaruar asnjë shkollë, asnjë përgatitje, përveç atëherë kur kemi pasur lëndë artin figurativ në shkollë të mesme e nuk jam marrë më me art. Atëherë kam pasur si lëndë të rregullt. Më pëlqen të jem autodidakt, pra nga arti nuk kam të mbaruar asgjë. Më tepër e adhuroj të jem autodidakt, pa përgatitje shkollore. Nuk më duhet ndonjë përgatitje tjetër nga fusha e artit përveç ta vazhdoj në këtë formë sepse kam mbërritur ta bëj një përvojë, tani prej katër vitesh dhe vazhdoj dhe më tej të merrem me artin”, tha ai.

“…Jetohet në njëfarë mënyre edhe pse krahas pagës dhe të ardhurave mujore, kjo më ndihmon që të bëj sadopak një jetë më solide e të përshtatshme për mua e familjen time. Kam një shitje, mirëpo më shumë e frenoj shitjen. Më tepër kem dëshirë që ta kem fondin e pikturave me sa më shumë punime në mënyrë që për ekspozitat eventuale, të kem piktura të mjaftueshme që duhet pasur për një ekspozitë, qoftë në Drenas, Prishtinë, apo vende të tjera”, tha ai.

Ai tha se duke llogaritur standardin mundohet ta gjej një çmim të përshtatshëm. “Nuk janë çmime të shtrenjta, duke llogaritur që t’iu mundësohet dhe ndonjë qytetari të ketë ndonjë pikturë. Tanimë arti ka hyrë në pjesën time të jetës, do të thotë se pa art nuk mund ta kaloj jetën sepse më jep energji për jetë, vullnet e disponim”.

Kështu, në atelienë e Nazmiut, pikturat kanë zbukuruar muret, e bashkë me të edhe botën e një artisti të heshtur. Pas disa orësh të sh’lodhjes me pikturën, ai shkon në shtëpi, për t’ia lënë radhën ditës tjetër, me punën që fillon në gurthyes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img