-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hajnuni: Vjosa Osmani është brend i LDK-së, s’mund të mbijetojë politikisht jashtë saj

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, ka deklaruar se Vjosa Osmani është brend i LDK-së dhe jashtë saj nuk mund të mbijetojë politikisht.

Limani-Hajnuni tha se LDK mund të dëmtohet nga zgjedhjet e reja por ajo që do të dëmtohet më së shumti është vet Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

“Vjosa është një politikane e cila që e ka vendos programin e saj përpara dhe unë nuk do e komentojë zgjedhjen e saj përveçse do të them që Vjosa Osmani është brend i krijuar nën llogon e LDK-së, një grua politikane e cila nuk besoj që mund të mbijetojë jashtë LDK-së”, tha ajo në Klan Kosova.

“LDK mund të dëmtohet nga këto zgjedhje në proces. Por, jam e sigurt që ajo që do të dëmtohet më së shumti në këto zgjedhje është vet Vjosa sepse po e ritheksojë Vjosa është një brend dhe politikane e cila është krijuar brenda LDK-së dhe jashtë LDK-së nuk mundet me qenë Vjosa Osmani”, tha Limani – Hajnuni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img