-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një pjesëtar i FSK-së, vetëvritet me armë zjarri në Prishtinë

Një pjesëtar i FSK-së, është vetëvrarë me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar policia.

Siç njoftohet, viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, bën të ditur policia.

Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat që karakterizojnë ngjarje.

Mësohet se viktima është oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murat.

Nëse ju apo dikush që ju e njihni ka mendime të bëjë vetëvrasje, telefononi Linjën e Jetës në 080012345

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img