Advertisement
Partia Demokratike e Kosovës, nesër do të votoj pro buxhetit për vitin 2021.
Advertisement
Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar nga PDK, Enver Hoxhaj.
Ai në një konferencë për medie, theksoi se PDK-ja nuk dëshiron që kategoritë që varen nga buxheti i shtetit të mbesin pa paga.
“Vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit dhe ne nuk duam që të gjitha kategoritë në Kosovë të cilat varen prej buxhetit të shtetit mjekët, mësimdhënësit, policët, zyrtarët shtetëror në pranverën e hershme të mbesin pa paga dhe në gjysmën e vitit 2021 vendi të jetë i kërcënuar për shkak të mungesës së buxhetit” ka thënë Hoxhaj.
PostAdss