Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik reshje bore pritet të ketë kryesisht në zonat malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.