-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Higjena e gojës, si të kujdesemi për dhëmbët

Foto: Dental Home/FB

Cilët janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve?

Sipas stomatologëve disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm kujdes duhet bërë edhe me ato ushqimet të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve. Ëmbëlsirat nuk janë të vetme ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutat të thata, dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Megjithëse pijet dietike qe përmbajnë sheqerna arti?ciale, edhe këto mund të jenë të dëmshme për dhëmbët. Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.

Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?

Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normale dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si: ”Erë e keqe,  ngjyrosje të dhëmbëve, mbindjeshmëri dhe dhimbje, vështirësi në ushqyerje, infeksione të dhëmbëve”. Sipas stomatologëve disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të ënjtur ose të skuqur, dalja gjak nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhimbje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog. Federata Shqiptare e Stomatologëve rekomandon shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës për të evituar prekjen nga këto sëmundje.

Përse është e rëndësishme larja e dhëmbëve?

Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i ?llit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2−3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë ?llin dentar. Përdorni shpëlarës goje të ?uorizuar përpara periudhës së gjumit. Pas kësaj procedure, përdorni shpëlarës goje të ?uorizuar ( në të tilla raste duhet marrë edhe mendimi i dentistit tuaj). Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj procedure. Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.

Cila është mënyra e duhur për të pastruar dhëmbët ?

Fillimisht ajo që nuk duhet të bëni, është larja e dhëmbëve në drejtim horizontal. Metoda e duhur është mbajtja e furçës në drejtimin vertikal dhe më pas i lani dhëmbët në drejtimin lartë-poshtë. Nuk rekomandohet larja me drejtim horizontal për arsyet të ndryshme. Së pari, dhëmbët nuk pastrohen rrënjësisht. Së dyti, ka njerëz, të cilët nëpërmjet këtij rregulli, presin mishrat e dhëmbeve. Së treti, kjo metodë dëmton mishrat e dhëmbëve. Përveç e kësaj, ka edhe shumë teknika të tjera të cilat mund të përdoren. Dentistet këshillojnë të ashtuquajturën teknikën “Bass”: E mbani furçën në këndin 45° nga drejtimi i dhëmbëve dhe rrotullojeni me lëvizje të shkurtra horizontale. Kështu veproni për çdo dhemb. Më poshtë jepet një përshkrim i mënyrës së duhur për larjen e dhëmbëve.

Cila është mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës?

Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë pas vakteve kryesore të ushqimit ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë më furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti. Dentistët rekomandojnë që një furçë dhëmbësh të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Ndaj nuk duhet ti besoni tërësisht vetëm shpëlarjes së gojës me ujë pasi të keni ngrënë.

Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë.

• Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.

•Përdorni ujë pas ushqimit.

•Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

•Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.

•Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

•Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

•Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

•Kontrolle periodike te dentisti.

•Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img