-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Financave në Pejë kërcënohet me “plumb në kokë” nga zyrtari i administratës në Drejtorinë e Emergjencave

Drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj thotë se është kërcënuar nga zyrtari i administratës në Drejtorinë e Emergjencave në këtë komunë, Gani Krasniqi, me pretendimin se ky i fundit e ka kërcënuar se “do t’ia fusë plumbin në kokë”.

Abazaj thotë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se Krasniqi nuk e përfshirë në listën e përfituesve të ndihmës financiare që Qeveria ka ndarë për zjarrfikësit.

“Ne kemi raportuar në organet e drejtësisë dhe policisë se personit nuk i takon ajo shumë. Prandaj ka ndodhur kërcënimi ndaj meje në zyrën time me fjalët që i kam cekë edhe më herët “do ta fusë plumbin në kokë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Jeton Abazaj.

Abazaj thotë se vendimi i qeverisë vlen vetëm për zjarrfikësit kurse sipas tij Krasniqi nuk është zjarrfikës.

“Me vendim të qeverisë, respektivisht kryeministrit Hoti, kanë përfituar të gjithë zjarrfikësit që janë në terren dhe që janë pjesë e AME-së, të cilët kanë përfituar nga 1050 euro për tërë vitin për rrezikshmërinë. Ky është vendim i qeverisë që ne e kemi zbatua”.

Ndërkaq zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, thotë se i dyshuari pas intervistimit nga prokuroria është ndaluar për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img