-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

PDK i reagon Bislimit të LVV-së për sondazhin: Siç duket, je në garë serioze që të shpallesh “politikani më qesharak” për vitin 2020

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi i ka reaguar nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në lidhje me publikimin e një sondazhi ku thuhet se LVV-ja do të marrë 55 deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, u shpreh se “Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020”.

Lexoni të plotë postimin:

Siç duket, Besnik Bislimi, është në garë serioze që të shpallet “politikani më qesharak” për vitin 2020.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 55 deputetë në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas sondazheve.

Tash, këtu e kemi një problem matematikor dhe një gënjeshtër të madhe publike, nga Albin Kurti e deri te zyrtari më i vogël na kanë thënë se do t’i marrin 50% të votave.

50% e votuesve gjithnjë sipas Albinit me shokë me trendin aktual të daljes, nuk ja qet 55 deputetë.

Andaj, profesorin e nderuar të Ekonomisë e ftoj me mirësjellje që mos ta turpëroj veten më shumë e lë ta bëj matematikën vet, siç po shpresoj kërkon nga vet studentët e tij.

Në mes të deklaratës së Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit, ekziston një diskrepancë, dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img