7.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

A do të jetë kandidat për kryeministër? Hamza: Veç nëse ma kërkon Enveri

Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza janë dy emrat që aktualisht lakohen për kandidat për kryeministër nga PDK.

Por kjo parti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cili prej tyre do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore për zgjedhjet e reja.

Bedri Hamza është pyetur nëse ka ambicie për të qenë kandidat i partisë për kryetar qeverie.

Hamza ka thënë se në PDK nuk është duke u bërë garë se kush do të jetë kandidati për kryeministër.

“Nuk kam ambicie. Nuk është diskutuar në parti ende kjo çështje. Ne jemi të interesuar të bëjmë një program të mirë që ta ofrojmë para qytetarëve”, ka thënë Hamza për Reporteri.net, duke pranuar se partia e tyre nuk është në gjendjen më të mirë, për shkak të mungesës së Kadri Veselit i cili gjendet në Hagë.

Ai ka thënë se me Hoxhajn takohen çdo ditë, por nuk e kanë diskutuar se kush duhet të jetë kandidat.

Hamza ka thënë se është i përmbushur me karrierën e tij politike, dhe se nuk vjen në shprehje të “shtyhet” me Hoxhajn se kush do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

“Veç me ardhë puna që Enveri me thënë ti Bedri, se ndryshe as që vjen në shprehje. Ne nuk kemi garë, por jemi duke punuar që të dalim me një program sa më të mirë para qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img