-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jashari ia kujton fyerjet Lushtakut, poston incizimet me Adem Grabovcin ku përmendet familja e tij

Po vazhdon përplasja në mes kryetarit të tanishëm të Skenderajt dhe ish-kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku.

Është Bekim Jashari, ai që fundmi në FaceBook ka publikuar një status të gjatë, ku ka publikuar edhe një video, përgjim ky telefonik që i është bërë Sami Lushtakut me Adem Grabovcin.

Jashari thotë se kjo është dëshmi, ku tregon se sa Lushtaku ka pasur respekt për familjen e tij.

“Unë dhe asnjë anëtarë i familjes Jashari që është i gjallë nuk kemi kërkuar as privilegj as mëshirë nga askush lerë më nga abuzuesit e zhvatësit e shtetit”, shkruan ndër të tjera kryetari i Skenderajt.

Ky është postimi i tij:

Paska vazhduar me shpifje e ofendime ndaj meje njeriu që njihet si shembull për veprime të tilla, në fakt këto i dinë më së miri dhe i bënë jo shumë rrallë.

Sa ka pasur e sa ka respekt Samiu për familjen Jashari dëshmohet më së miri me ofendimet që ia ka bërë për familjen time disa herë mbas luftës, e të cilat kanë dalë edhe në media dhe opinioni qytetar i dinë shumë mirë. (kliko në linkun e bashkëngjitur, min 01:30-01:45)

E kam dëgjuar edhe në të kaluarën këtë thënie “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

A do të thotë kjo edhe për Sami Lushtakun që Jasharët e mirë janë Jasharët e vdekur? Bekim Jashari është i “keq” sepse është gjallë edhe ua ka ndal abuzimin me pushtetin në Skenderaj!

I keq është ai që vjedh dhe keqpërdor paranë publike, jo Bekim Jashari që qeverisë me duar të pastra pa korrupsion me transparencë e llogaridhënie para qytetarëve.

I keq është ai që me paratë e popullit pasurohet në luftë dhe pas saj.

Mos me kurseni me kritikoni për qeverisjen time çka do që keni ma thuani.

Në qeverisjen time në Skenderaj i është hapur dera çdo qytetari, vetëm hajnia dhe bizneset e paligjshme janë ndalur njëherë e përgjithmonë.

Në Skenderaj humbës janë vetëm një grup i caktuar që kanë abuzuar e keqpërdorur me paranë publike (qeverisja e kaluar).

Unë dhe asnjë anëtarë i familjes Jashari që është i gjallë nuk kemi kërkuar as privilegj as mëshirë nga askush lerë më nga abuzuesit e zhvatësit e shtetit.

Kemi pasur pasuri edhe para luftës, kemi edhe sot, paraja kurr nuk ka qenë objektivi ynë. Liria, shteti dhe bashkimi kombëtar ishte dhe është ideali ynë i përjetshëm.

Krejt çka kemi është e krijuar e ndërtuar me punën dhe djersen tonë.

Unë jam krenar që jam i djali i Hamëzes dhe i takoj familjes Jashari, por nuk dua asnjë përfitim as falje në emër të kësaj.

Unë as djali im ashtu si mijëra familje të dëshmorëve nuk kemi pasuri 32 milion të zhvatura, por kemi nder dhe krenari!

Samiu e ka pasur rastin për të dëshmuar respektin ndaj familjes Jashari dhe familjet e dëshmorëve, duke punuar me duar të pastërta, duke bërë punë të mira për qytetarët e komunës sonë. Ai në vend të kësaj bëri udhëheqje totalitare, duke luftuar lirinë e shprehjes, opozitarizmin, mediat dhe mendimin kritik.

Të gjitha mendimet që dje i kam shprehur në televizion janë fakte të pa mohueshme, që dëshmohen nga njerëzit e luftës të cilët i kam cituar dje në emision e të cilët përkundër Samiut nuk e lëshuan kurrë Kosovën.

Unë nuk merrem me ofendime sepse mbaj përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë zgjedhur dhe për të cilët punoj çdo ditë, për të ngritur mirëqenien e tyre dhe këtë e kam dëshmuar dhe po e dëshmoj çdo ditë.

Mua askush tjetër përveç sovranit nuk më ka dhënë pozitën e Kryetarit, janë qytetarët ata që kanë kërkuar nga unë që të marrë përgjegjësi dhe më kanë votuar dhe për të cilët do të punoj deri në frymën e fundit.

Ka ardhur koha e së vërtetës së shenjtë, e mendimit të lirë por të bazuar në fakte dhe argumente, e së vërtetës që do të them e do ta mbrojë tërë jetën time.

P. S Video më poshtë ka përmbajtje fyese dhe kërkoj falje që detyrohem të bashkëngjes, me qëllimin e vetëm që ta shohin të gjithë se cila është fytyra e vertetë dhe niveli i Samiut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img