0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi: Ta zgjedhim presidentin, më pas të shkojmë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të japë votat e saj në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, por paraprakisht duhet të ketë marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare. Për të arritur një marrëveshje duhet të ulen të gjithë së bashku në një tryezë, ka thënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi ka thënë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e partive politike për tryezën sa i përket çështjes së presidentit.

Ai tha se një marrëveshje e tillë duhet të merren urgjentisht sepse shteti hynë në një paqartësi kushtetuese dhe ligjore.

“Kryetari Mustafa është në kontakt të vazhdueshëm edhe me liderët e partive politike dhe besoj e vlerëson vet kur është koha për një tryezë ose kur ka përafrime. Ajo çka mund të themi si LDK është që ne po synojmë që një marrëveshje të tillë ose çfarëdo vendimi të marrim sa më herët në mënyrë që nëse s’ka  vendim, të shpallen zgjedhje ti organizojnë dhe ti certifikojnë gjatë mandatit të ushtruesit të presidentit dhe të mos tejkalojmë këtë afat sepse si shtet hyjmë në një paqartësi edhe kushtetuese edhe ligjore”, tha Abrashi për Ekonomia Online.

“Prandaj kjo është urgjenca që ne po e shtyjmë pa marrë parasysh si të marrim një vendim që ti hapim rrugë qoftë përmes zgjidhjes së presidentit dhe të krijohen institucione stabile qoftë përmes zgjedhjeve të cilat duhet të organizohen. Kalkulimet tona janë se duhet të ndodh sa më shpejt gjatë janarit në mënyrë që të mos i afrohemi shkurtit. Prandaj ne po synojmë që të kemi një tryezë ku të gjendet një zgjidhje. Edhe nëse duhet zgjedhje atëherë shkojmë pas atyre”, shtoi Abrashi .

Abrashi që është edhe ministër i Infrastrukturës, tha  LDK-ja i ka një numër të votave për momentin në Kuvend,por nuk varet gjithçka nga kjo parti.

“Për këtë na duhet tryeza. Partitë politike, liderët duhet të jenë të përgjegjshëm të ulen të bisedojnë dhe të mendojnë edhe për ambiciet politike të secilit por gjithsesi edhe për vendin. Jo të bëhet përmes debateve nëpër televizion sepse mund të ketë edhe keqkuptime. Prandaj po synojmë të ulemi të gjithë të diskutojmë të shohim mundësitë dhe afatet nëpër të cilat ne mund të veprojmë. Duhet ti shohim mundësitë në tryezë edhe realisht edhe përkrahjen e të tjerëve. LDK-ja i ka një numër të votave për momentin në kuvend por nuk varet gjithçka nga LDK-ja”.

Sipas tij, LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve, sepse më shumë ka qenë imponim i partive politike.

Abrashi tha se janë të shqetësuar për dëmet që mund ti shkaktojnë shtetit, ani pse janë të gatshëm për secilin opsion.

“LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve. Realisht më shumë ka qenë imponim i partive politike, por mendoj që qëndrojmë mirë. LDK-ja ka një organizim të mirë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha degët e LDK-së dhe ka një vullnet të mirë. Më shumë jemi të shqetësuar për dëmet që mund ti shkaktojmë shtetit në qoftëse hyjmë në paqartësi kushtetuese ligjore sesa zgjedhje, sidoqoftë jemi të gatshëm për secilin opsion”, tha Abrashi.

Ai shtoi se ende nuk është diskutuar në LDK, çështja për kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës.

“Ende nuk e kemi diskutuar kandidimin për kryetar Komune të Prishtinës, çështja e institucioneve të reja dhe çështja e presidentit është kjo që po na preokupon. Prandaj pasi të kryhen këto atëherë diskutojmë edhe për zgjedhjet lokale dhe emrat”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img