0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i fshatit Krushë thotë se në varrezat e Rahovecit u gjend një trup që dyshohet se u vra më 1999

Kryetari fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka deklaruar se familjarët e të pagjeturve janë gëzuar që kanë filluar gërmimet nëv lokacionet e reja për gjetjet mortore të të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në Info Magazinë në Klan Kosova ai tregoi se sot në Rahovec është gjetur një trup, i cili është dërguar në Prishtinë për t’iu bërë ekzaminimi dhe verifikimi, në mënyrë që t’i kthehet familjes.

Hoti ripërsëriti se nuk do të ndalen së kërkuari jo vetëm trupa, por edhe që kriminelët të dalin para drejtësisë.

“Sot në varrezat e qytetit në Rahovec, në mes të tyre, është gjetur një trup që dyshohet se është i vrarë gjatë luftës në Kosovë, gjegjësisht në maj të vitit 1999, dhe ekipet mjekoligjore në bashkëpunim me zyrtarë kompetentë e kanë marr trupin dhe kanë vazhduar tutje për në Prishtinë për ekzaminim, që përmes AND-së do të verifikohet dhe t’i kthehet familjes që i përket. Del se është trup që është varrosur nga serbët gjatë asaj kohe”.

“Gjithashtu edhe në Tusuz në Prizren janë gjetur edhe lokacione të tjera”.

“Është ndjenja tjetër që në njëfarë forme familjarët edhe gëzohen, sepse ata njerëz do ta kenë një vend që e meritojnë”.

“Familjarët janë të lodhur dhe rraskapitur dhe normal është edhe mllefi i tyre që ndonjëherë e shprehin në formë të pakënaqësisë”.

“Besojmë që këto punime të kryhen sa më shpejt dhe t’i bëhet presion më i madh Serbisë që të përshpejtojnë me dhënien e informatave që këto krime të mbyllen përgjithmonë dhe ne nuk do të pushojmë së kërkuari jo vetëm trupa, por edhe drejtësi që kriminelët që i kanë bërë këto krime, që me kilometra larg i kanë dërguar trupat për t’i humbur gjurmët, të dënohen”.

“Si familjarë nuk do të rreshtim së kërkuari të drejtën tonë”, u shpreh Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img