Trusti vjen me një njoftim të rëndësishëm, a do t’i marrin qytetarët 10 përqind apo më pak?

258
Advertisement

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një postimi ka folur për shqetësimet e qytetarëve se a do t’i marrin 10 përqind apo më pak nga Trusti.

Advertisement

Në postim thuhet që qytetarët duhet pritur datën 23 për të parë dallimin dhe se a do t’i dal 10 përqind apo më pak.

“Çështja teknike e pagesës së 10%-shitTë nderuar kontribuues,kemi mesazhe për shqetësimet e bilancit që është zbritur në llogari dhe shumës për të cilën është aplikuar për 10%.

Më së miri është që të prisni ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrolloni gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë. Për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, edhe informacioni i 10%-shit paraqitet në dy fusha:

1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet. Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin.

Pra, që ta vëreni qartë dallimin, ju lutemi që të prisni deri më 23 dhjetor për t’i kontrolluar të gjitha pagesat e aplikimeve prej 11 deri 17 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

PostAdssFotoja e reklamës